Limani paralajmëron Gjilanin: Derbi është i yni

30 Nëntor 15:20

Ardian Limani shpreh optimizëm se Drita do ta mbyllë edicionin vjeshtor me fitore, pikërisht ndaj rivalit më të madh, Gjilanit. “Synimet për derbi nuk ndryshohen dhe, si gjithmonë, secili prej lojtarëve e do fitoren, ngaqë dihet rivaliteti i madh në mes të Dritës dhe Gjilanit. Asgjë tjetër përveç fitores nuk do t’i kënaqte tifozët tanë në këtë derbi”, ka thënë Limani.

Kapiteni i Dritës së Gjilanit, Ardian Limani, të mërkurën për “Epokën e re” ka folur për derbin më të madh në futbollin e Kosovës në mes të Gjilanit dhe Dritës, i cili zhvillohet të dielën në kuadër të xhiros së fundit për sezonin vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Limani ka thënë se Drita në këtë ndeshje kërkon tri pikët, sepse është e vemja formë që i kënaqë tifozët “Intelektualët”. “Synimet për derbi nuk ndryshohen dhe, si gjithmonë, secili prej lojtarëve e do fitoren, ngaqë dihet rivaliteti i madh në mes të Dritës dhe Gjilanit. Asgjë tjetër përveç fitores nuk do t’i kënaqte tifozët tanë në këtë derbi”, ka thënë Limani.
Ish-futbollisti i Feronikelit, që gjatë verës iu bashkua skuadrës së Dritës, i ka komentuar edhe rezultatet e gjertanishme të skuadrës gjilanase. Sipas tij, rezultatet kanë mundur të jenë edhe më pozitive, por rëndësi ka fakti se Drita mbetet brenda objektivave që ia ka parashtruar vetes në fillim të edicionit 2017/2018. “Nëse e bëjmë përmbledhjen në tërësi të kampionatit klubi është brenda objektivave, sepse është në top treshen e parë, por nga ana tjetër, në bazë të rrjedhjes së kampionatit, kemi mundur të kemi të paktën edhe 6-7 pikë më shumë, por kemi bërë gabime të papritura e, në anën tjetër, kemi triumfuar ndaj ekipeve të vështira. Momentalisht jemi në ecurinë e trembëdhjetë ndeshjeve pa humbje”, ka deklaruar ai.
Drita pak xhiro më parë ka bërë ndryshime në shtabin teknik, duke e zëvendësuar Milazim Zuzakun në pozitën e trajnerit me Bekim Isufin. Limani lidhur me këtë ndryshim ka deklaruar se trajneri i ri do të ketë kohë në pushim ta instalojë projektin që e ka paraparë me skuadrën e Dritës. “Normalisht çdo ardhje e re bëhet për të ndryshuar diçka, por loja jonë gjithmonë ka qenë e kënaqshme. Nuk do të thotë se trajneri i ri e ka shkopin magjik të bëjë ndryshime të shpejta, por në fazën tjetër do të ketë kohë më shumë për ta instaluar atë që e kërkon ai tek ne”, ka deklaruar ai.
Skuadra e Dritës është e treta me 29 pikë, kurse nga shtatëmbëdhjetë ndeshje ka regjistruar 7 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje.

(Veton ZYMBERI)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës…