Lirohet nga spitali agjenti rus Sergei Skripal

18 maj 2018 | 16:11

Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal është liruar nga spitali, njofton “BBC”.

Ai gjendej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Yulia u patën gjetur të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Solsbury. Ish-spiuni 66-vjeçar dhe vajza e tij Yulia ishin helmuar me gaz nervor, raporton “Rel”.

Menjëherë pas sulmit, Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë që ka qëndruar prapa helmimit të Skripal.

Ndërsa Moska ka hedhur poshtë çdo përfshirje dhe ka kërkuar prova, duke përfshirë mostrat e substancës toksike të përdorur. Vajza e Skripal, Yulia është liruar nga spitali më 9 prill.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa autobusë me rreth 270 emigrantë kryesisht nga vendet që…