Lista Serbe kërkon themelimin e asociacionit

25 maj 2018 | 22:21

Lista Serbe me anë të një deklarate për medie ka shprehur zhgënjim, sipas tyre me qëndrimin e koordinatorit të Prishtinës për dialog me Beogradin.

Lidhur me deklaratën e shefit të ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, Avni Arifi, se “Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, se është humbje kohe”, Lista Serbe deklaroi se janë të zhgënjyet me Arifin.

Sipas tyre deklarata e tij është “shuplakë e re e dialogut të Brukselit”. “Përfaqësuesve të listës serbe në takime disa herë u është përsëritur se krijimi i AKS-së është i detyrueshëm dhe i pamohueshëm për Prishtinën dhe se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, një deklaratë e tillë paraqet qëndrimin e qartë të Prishtinës ndaj AKS-së dhe dialogut të Brukselit. Megjithatë, ana e mirë e kësaj deklarate është se ne nuk kemi asnjë iluzion dhe konfirmon besimin e Presidentit Vuçiq, Drejtor Gjuriq por edhe gjithë popullin serb se Prishtina nuk do sinqerisht të përmbush obligimet e tyre”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për…