Liverpooli rrëmben përkohësisht vendin e dytë

24 shkurt 2018 | 17:59

Liverpool ka fituar 4-1 ndaj West Ham në “Anfield Road” dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Premier League. Kur u mbush gjysmë ore lojë, Emre Can shënoi golin e parë për të besuarit e Jurgen Klopp.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mohamed Salah realizoi golin e dytë për “të kuqtë”. Ky ishte goli i 23-të për egjiptianin në Premier League, ku tanimë ndan kreun e golashënuesve me Harry Kane të Tottenham. Salah ka shënuar 20 gola me këmbën e majtë, si askush tjetër në historinë e Premier League.

Golin e tretë e “firmosi” Firmino, ndërsa golin e nderit për West Ham e realizoi Michail Antonio. Gjithsesi, para fundit pati kohë edhe për “pokerin” liverpulas, të shënuar me portën e boshatisur nga Saido Mane. Liverpool ka 57 pikë, 15 më pas se Manchester City kryesues dhe një pikë më shumë se Manchester United, por dy ekipet e Manchester kanë luajtur një ndeshje më pak.

Në takimet e tjera të luajtura në pasditen e kampionatit anglez, Huddersfield arriti një fitore të rëndësishme në luftën për “mbijetesë”, 2-1 në fushën e West Bromuich, duke e lënë këtë skuadër në vendin e fundit. Në pozita kritike është edhe Swansea humbjes jashtë fushe kundër Brighton. Bournemouth shënoi dy herë në 10 minutat e fundit dhe shmangu humbjen ndaj Newcastle. Në mesditë, Leicester-Stoke u mbyll 1-1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e…