Livio Varriele: Hysaj arrin marrëveshje me PSG-në

11 maj 2018 | 11:18

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, gazetari i njohur Livio Varriele ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze.

Gazetari italian tregon se lajmin e ka zbuluar nga një burim në Angli dhe nuk tregon më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje që, sipas tij, është e mbyllur.  “Hysaj është shitur te PSG-ja”, shkruhej në postimin e tij në “Twitter”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita po synon fitore në ndeshjen e parafundit ndaj Trepçës…