Lladrovci bën homazhe tek varri Shaban Polluzhës

21 shkurt 2018 | 15:13

Me rastin e shënimit të 73-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit, me ç’rast ka vendosur buqetë lulesh.

Shaban Polluzha ka lindur në Polluzhë të Drenasit në vitin 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati.

Ai është rritur dhe edukuar në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore.

Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë. Ai ishte i blinduar nga divizione të shumta ushtarake të Serbisë, kurse më 21 shkurt të vitit 1945 pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Terstenik, ra heroikisht si legjendar.

Shaban Polluzha është njëri ndër kolosët e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe…