Lladrovci e Tërnava pajtohen për kultivimin e tolerancës fetare

24 Janar 10:48

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Lladrovci ka falënderuar myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Drenasit, sidomos për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike ku, falë këtij bashkëpunimi, asnjë nga qytetarët e kësaj komune nuk është i përfshirë në konflikte në Lindjen e Mesme.

Lladrovci është zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës për ta ruajtur qetësinë e sigurinë publike në harmoni ndërfetare.

Ndërsa myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka falënderuar Lladrovcin për bashkëpunimin me BIK-un, sidomos për realizimin e projektit për shërbimin e varrimit për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Edhe myftiu Tërnava është zotuar se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për ta ruajtur qetësinë dhe sigurinë publike dhe tolerancën ndërfetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të…