Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Agro-USAID-it

16 janar 2018 | 15:51

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e Agro-USAID-it në Kosovë, Mark Wood dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për projektet e përbashkëta në bujqësi të cilat do të realizohen gjatë këtij viti.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për realizimin e projekteve në bujqësi të bashkëfinancuara nga komuna e Drenasit dhe Agro-USAID-it.

Lladrovci ka mirëpritur këtë takim dhe ka shprehur gatishmërinë për realizimin e projekteve në fushën e bujqësisë që janë ne interesin e qytetarëve dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të bujqësisë në vend.
Ndërsa drejtori i Agro-USIAD-it, Mark Wood, ka thënë se do të mbështes komunën e Drenasit në projektet që ajo i konsideron si me të rëndësishme ne sektorin e bujqësisë për qytetarët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të martën ka…