Lladrovci merr pjesë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Finlandë

30 nëntor 2017 | 15:51

Me ftesën e shtetit të Finlandës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke marr pjesë në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Finlandës, ku do të mbaj edhe një fjalë rasti.
Në këtë festë po marrin pjesë edhe disa nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”. Ata madje do të jenë pjesë e programit të kësaj feste. Përzgjedhjen e këtyre nxënësve, për të qenë pjesë e programit e kanë bërë profesorët finlandezë, përmes një testi të mbajtur në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Gjatë vizitës në këtë vend, kryetari Lladrovci do të këtë takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve të shtetit finlandez. Ai do të takohet me kryetarin e Komunës Laukaa, Jaakko Kiiskilä, komunë kjo e cila shtrihet në qendër të Finlandës. Më pas, Lladrovci do të takohet edhe me drejtorin e Arsimit të kësaj komune, Juha Tolonen, udhëheqës të administratës, drejtues dhe profesorë të shkollave finlandeze, po ashtu edhe me trajnerë e ekspertë ndërkombëtarë të kurrikulave. Rëndësi të veçantë gjatë këtyre takimeve do t’i kushtojë fushës së arsimit, si dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Kujtojmë që Komuna e Drenasit, përkatësisht gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ka bashkëpunim të ngushtë me disa shkolla simotër të shtetit të Finlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës…