Lladrovci uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe u qoftë i pranueshëm

15 maj 2018 | 23:26

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Besimtarëve myslimanë të komunës së Drenasit, ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili me vete sjell fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurimin e Zotit. Muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell edhe përkushtimin e solidaritetin ndër njerëzor, duke fuqizuar vlerat universale mes njerëzve, virtytet më të çmuara si sakrifica dhe devotshmëria. Të gjithë besimtarëve që agjërojnë, ju uroj agjërim të lehtë dhe u qoftë i pranueshëm te Zoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani, është emëruar këshilltare politike e…