Lluka: 57 për qind e ujit të pijes humb gjatë shpërndarjes

09 Shkurt 12:12

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë vizituar Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ku janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu.

Më pas ata kanë vizituar fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj.

Lluka pas takimit ka thënë se janë të përkushtuar që të investojnë në humbjen sa më të vogël të ujit që sipas tij, janë 57 për qind.

Sipas tij, kjo humbje kryesisht bëhet për shkak të kyçësve ilegal si dhe të matësve që mund të mos e matin mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ish-ylli i skuadrës i Barcelonës, Xavi, ka folur rreth sfidës…