Lluka: Bordi i PTK-së funksionalizohet në fillim të prillit

11 mars 2018 | 11:50

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se Bordi i Telekomit të Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm.

“Është e vërtetë se posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Me të vërtetë është shumë keq që një gjë e tillë ka ndodhur. Siç e dini Qeveria e fundit ka ardhur në shtator dhe normalisht ka filluar procedurat tashmë për rekrutim. Më 25 mars edhe për Telekomin, po ashtu edhe për Trepçën do të mbahen intervistat finale. Besoj se në fund të këtij muaji do të merren vesh të gjithë anëtarët e bordeve. Pra, do ta kemi një bord funksional”, ka thënë Lluka për “Ekonomia Online”.

Ai ka shtuar se mungesa e bordeve në ndërmarrjet publike ndikon negativisht në funksionimin e mirë të tyre. “Bordi e luan rolin e përfaqësuesit të Qeverisë. Mungesa e bordit normalisht ka pasoja të ndryshme të cilat kanë ndodhur me kohë në këto ndërmarrje. Ne kemi pasur edhe borde të tjera të cilat nuk kanë qenë të funksionalizuara, por që tashme një pjesë janë funksionalizuar. Pajtohem që mungesa e bordit nuk është gjë e mirë për ndërmarrjet publike”, është shprehur ministri Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 37-vjetorin e demonstratave…