Lluka pjesë e Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor

18 prill 2018 | 20:01

Ministri i Zhvillimiit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e ediciont të parë të Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka treguar se ka qenë pjesë e tri ngjarjve në këtë samit.

Postimi i plotë i tij:

Sot ishte një ditë e madhe për sektorin e teknologjisë informative pasi që u mbajt edicioni i parë i Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor (Digital Summit – Ëestern Balkans 6) ku morra pjesë në 3 ngjarje:

Takim me Komisioneren Evropiane për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri, Mariya Gabrielme të cilen biseduam për politikat që jemi duke i ndërmarrë për të fuqizuar transformimin dixhital në Kosovë si dhe kërkova përkrahjen për fonde shtesë në projekte të reja që kanë të bëjnë me dixhitalizimin industrial, transformimin dixhital tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe edukimin e fëmijëve në këtë fushë;
Morra pjesë në panelin e parë me temë Aftësitë Dixhitale (Digital Skills) ku diskutuam për rëndësinë e sektorit në zhvillim ekonomik të vendit si dhe prezantova projektin që është para lancimit për shtrirjen e rrjetit brezgjërë përmes Bankës Botërore.
Hapja e ekspozitës / panairit të kompanive nga sektori i teknologjisë informative ku edhe vizitova shtandet shqipfolëse nga rajoni. Në hapje ishin të pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj dhe homologu i tij Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ishte kënaqësi të shoh prezencë të madhe të kompanive dhe ekspertëve nga Kosova, të cilët kanë mundësuar që Kosova të jetë lider në rajon në fushën e teknologjisë informative.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

 

Image may contain: 1 person

Image may contain: one or more people

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në debatin e iniciuar nga…