Lluka thotë se situata në Postë është shqetësuese

11 korrik 2018 | 14:24

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar në Postën e Kosovës, por ka premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të gjetur zgjidhjen.

Para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ministri Lluka ka theksuar se Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese, për shkak të zvogëlimit të shitjes në vitet e fundit.

“Posta e Kosovës, si shumica e ndërmarrjeve të tjera, ka një gjendje shqetësuese për shkak të qarkullimit dhe zvogëlimit të shitjes viteve të fundit”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se gjatë presidencës së…