Londra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët

09 maj 2018 | 14:59

Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët.

Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë.

Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë.

Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.

Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50 000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasuar me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.

Paris, që për vite të tëra ka kryesuar në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…