Luanët e detit po sulmojnë njerëzit

18 dhjetor 2017 | 10:50

Një pjesë e gjirit të San Franciskos është mbyllur pas dy sulmeve të rralla nga luanët e detit. Një burrë u kafshua në zonën e gjoksit, një ditë pasi një burrë tjetër pësoi një lëndim të rëndë në krah gjatë kësaj jave.

Parku ujor i San Francisco do të qëndrojë i mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme, kanë njoftuar autoritetet, duke sugjeruar se vetëm një kafshë ishte përgjegjëse për sulmet.

Megjithëse e pazakontë, qendra lokale e gjitarëve ka njoftuar se ka pasur 10 sulme të tilla gjatë një periudhe trevjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy miq meshkuj në Dublin planifikojnë ta anashkalojnë ligjin irlandez…