Lufta në Kosovë: Si ua dha Millosheviqi kinezëve aeroplanin e rrëzuar amerikan

04 mars 2018 | 23:43

Një vit ose dy më herët se sa parashikohej, Kina ka përfshirë aeroplanin e padukshëm ushtarak J-20 në arsenalin e plotë luftarak të forcave të saj të armatosura.

Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, njoftoi se ushtria kineze ende po punon në trajnimin e pilotëve. Kina ka në radhët e veta aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë me teknologjinë stealth të gjeneratës së pestë. Brezi i pestë do të thotë se kjo fluturake luftarake është “e padukshme” ndaj radarëve, edhe në shpejtësi të larta dhe e pajisur me raketa, dhe disponon me sistemet më moderne të kompjuterëve, sensorëve dhe elektronikës.

Me këtë hap, Kina qëndron në krah të SHBA-së, e cila së pari zhvilloi teknologjinë stealth dhe tani ka F-22 Raptor në aviacionin e saj dhe Rusia, e cila ka avionë Suhoj T-50. Përveç këtyre, projektet të tilla janë duke u zhvilluar nga India dhe Japonia, por ushtritë e këtyre vendeve janë ende relativisht larg avionëve të tillë. Kina deri te një teknologji e tillë erdhi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave kriminale serbe në Kosovë. Mbrojtja kundërajrore serbe atë kohë arriti të rrëzojë një aeroplan të padukshëm amerikan – F-117 Nighthawk. Sllobodan Millosheviq i ndihmoi Kinës që të arrijë deri te teknologjia e tillë, duke gjetur pjesë të aeroplanët të rrëzuar, të cilat i janë dorëzuar kinezëve. Piloti amerikan më 27 mars 1999, katapultoi me kohë dhe forcat e sigurisë amerikane e nxorën nga Serbia. Pentagoni edhe sot konsideron se rrëzimi i aeroplanit F-117 ishte bërë përmes kombinimit dhelparak, pak nga fati dhe pak nga sistemi kundërajror rus SA-3.

Për këtë kishte shkruar para shtatë vjetësh “New York Post”. Kina para disa vjetësh raportoi se kishte zhvilluar prototipin e aeroplanit të vet të padukshëm luftarak dhe një zyrtar ushtarak kishte deklaruar se Pekini deri te kjo erdhi duke iu falënderuar asaj çfarë ndodhi në vitin 1999.Admirali kroat Davor Domazet Losho, thotë se asaj kohe sipas të dhënave të inteligjencës, agjentët kinezë kishin shkuar në pjesën ku ishte rrëzuar aeroplani amerikan dhe blen pjesë të aeroplanit nga bujqit lokalë.“Besojmë se kinezët përdorën ato materiale për të zbuluar se si ndërtohej një aeroplan i padukshëm me teknologjinë stealth dhe më pas e krijuan”, ka thënë Losho për “Associated Press”. Nuk kaloi shumë kohë dhe Pentagoni përmes kanaleve të veta joformale njoftoi se dyshon që Kina ka arritur të marrë teknologjinë stealth nga pjesët e shkatërruara të aeroplanit F-117 të vitit 1999, transmeton “KosovaPress”. Por, Pekini thotë se J-20 përmban teknologji kryesisht kineze. Megjithatë, disa gjëra tregojnë se kinezët nuk qëndruan duarkryq në mars të vitit 1999 derisa NATO godiste caqet në Serbi. Një moment kyç për dyshimin se ndodhi diçka e veçantë ishte bombardimi i NATO-s i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Beograd më 7 maj, i vetmi mision diplomatik që kishte pësuar në sulmet mbi infrastrukturën e shtetit që diktatori Millosheviq e kishte mbajtur nën presionin e hekurt për shumë vite dhe prej aty sapo kishte nisur luftën e katërt në territorin e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe në Kosovë. Mediat britanike në vitin 1999 shkruanin se ambasada kineze ishte goditur qëllimisht, pasi tri baza të NATO-s konfirmuan se përcjelljen e sinjaleve përmes radios nga kjo ambasadë, e cila po përdorej atë kohë si vend kryesor për komunikim të aktivitetit ushtarak dhe kreut shtetëror. Sipas Pentagonit, kjo ishte konfirmuar nga bazat në Napoli, Maqedoni dhe Bruksel. Deri te kjo erdhi, pasi aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan rezidencën e Millosheviqit në Beograd dhe infrastrukturën përcjellëse. I gjithë komunikimi heshti për 24 orë dhe më pas u lajmërua, kësaj radhe nga ambasada kineze. Vendimi i NATO-s për të goditur ambasadën kineze nuk ishte i lehtë dhe pas dy javësh kjo edhe ndodhi, duke shkaktuar zemërimin e presidentit kinez Jiang Zemin. Presidenti Bill Clinton dhe drejtori i CIA-s George Tenet, atëherë thanë se ky ishte gabim, pasi sulmi ishte kryer në bazë të një harte të vjetër. Për çdo rast, Kina nuk ishte problem pavarësisht hidhërimit të presidentit të saj. Por, kinezët dërguan tre agjentë të saj në Serbi për të mbledhur pjesë të aeroplanit të rrëzuar amerikan dhe personalisht Sllobodan Millosheviq u përkujdes që të ndihmojë direkt duke iu mundësuar që të marrin pjesë të aeroplanit me teknologji stealth. Kina pas më shumë se një dekade raportoi se ka aeroplanin e vet të padukshëm. Atë kohë, drejtori i muzeut të forcave ajrore në Beograd, Zoran Miliçeviq shpjegoi, apo më mirë të themi nuk shpjegoi, pse muzeu ka vetëm kupolën, ulësen me cilën piloti kishte katapultuar, kapelën e pilotit dhe radion e F-117. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të aeroplanit. Shumë delegacione na kanë vizituar viteve të kaluara, përfshirë rusët, kinezët dhe amerikanët, por askush nuk ka shprehur kurrfarë interesi që të vijë deri te ndonjë pjesë e aeroplanit”, kishte deklaruar Miliçeviq për “New York Post”, në vitin 2011.  Këshilltari ushtarak Zoran Kusovac, thotë se F-117 ishte në krye të listës së dëshirave të rusëve dhe kinezëve.”“Duhet pajtuar me njërën dhe tjetrën. Këtu është fakti se në vitin 2010 edhe rusët lansuan prototipin e tyre Suhoj T-50. Më tej, shkencëtarët kinezë për një kohë të gjatë deri atëherë ishin të njohur si të njerëz të shkathët për të krijuar gjëra nga inxhinieringu i shkatërruar, dhe Perëndimi shpesh i ka akuzuar për spiunim agresiv industrial”, deklaroi ai.
Pak kohë pas deklaratës së Losho, Alexander Neill, i cili atëherë po udhëhiqte programin për institutin Asia Royal United Services, tha se serbët dhe kinezët kishin shkëmbyer të dhënat e inteligjencës dhe është e besueshme të kenë ndarë edhe teknologjinë e F-117, dhe pjesë të këtij aeroplani përfunduan në Kinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur vendimin e Partisë Social-Demokrate…