Luftëtari i lirisë nuk mund të festojë i lirë

26 Janar 10:54

Gani Neziri, Sllatinë e Vitisë

Festa e pavarësisë pa luftëtarët e saj, të cilët po dergjen burgjeve të Kosovës së pavarur

Po dergjesh Komandant, po dergjesh
burgjeve të Kosovës së “lirë”, po dergjesh!

Teksa të ndiqja në lajmet mbrëmë,
me duar të lidhura kur të pashë
mu duk se Kosova u përmbys,
por asnjë fjalë nuk e thashë!

“Kështu është fati i heronjve,
i atyre që shkuan dhe i të gjithëve që do të vijnë!
Mos u shqetëso, – më kishte thënë babai im”.

Kështu edhe Krishtin e ndoqën dikur, si ty Komandant.
E zunë, e lidhën dhe në dru e kryqësuan,
i vunë litar në fyt derisa e gozhduan.
Pastaj, me kamxhik e gjakosën pareshtur, e dërrmuan.

Më vonë edhe Muhamedin, e di ti Komandant,
si e ndoqi populli i tij,
dhe i vëllai i babait madje, Abutalibi, nuk donte pranë t’i rrijë.
Larg, shumë larg iku, dhe deshi Zoti e nuk e zunë,
se, o do i kishin hequr kokën, o s’do t’i ndalnin zullum.

Tani ishte radha juaj Komandant, ju ndoqën e ju ndoqën dhe në lajthitje ju shpunë.
Për tokat që kurrë s’i dije ku janë,
në emrin tënd i vunë?!

Sa e sa “shoku”, “daja”, “nipi” e “miku”,
pa lejen tënde, në emrin tënd janë thirr.
Kështu është fati i heronjve,
poli-etika është gjë e pështirë.

Të ndoqën dhe këta, si edhe ata,
të ndoqën e ju ndoqën, dhe në burg të vanë.
t’u sulen tinëzisht, të përlanë, të bën davanë dhe as vend për hije s’të lanë.

Në pabesi t’u sulën, aty ku t’vunë pusinë,
të vunë prangat në duar dhe të morën lirinë,
por, jo, kurrë lavdinë.

Dhe monedhë e arit mund dhe të lakohet
por sërish mbetet Ari e nuk zhvlerësohet

Për besë t’Zotit,
liria e Kosovës pa ty nuk ka kuptim,
n’liri, n’burg e në varr, do t’mbetesh heroi im.

Po dergjesh Komandant, po dergjesh,
burgjeve të Kosovës së “lirë”, po dergjesh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
KB Rahoveci nuk është mjaftuar me dënimin e Federatës së…