Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në finalen e dialogut

17 korrik 2018 | 23:07

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme.

Ai ka thënë se diskriminimi sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe se autoritetet serbe po i injorojnë kërkesat politike të shqiptarëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kamberi ka kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë.

Sipas Kamberit, nuk do të ketë stabilitet derisa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së mërkurës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27 vjeçari me inicialet A.D ka humbur jetën si pasojë…