Macron kritikohet për ndërtimin e një pishine

21 qershor 2018 | 20:32

Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika në lidhje me planet e tij për të ndërtuar një pishinë në shtëpinë e tij private presidenciale.

Pishina e planifikuar në Fort Brégançon, në bregdetin jug-lindor të Francës, është e dizajnuar që të ofrojë privatësi për familjen e presidentit, në veçanti për fëmijët.

Megjithatë kundërshtarët politikë të Macron kanë thënë se ky plan është ekstravagancë.
Çmimi i ndërtimit të kësaj pishine besohet të jetë rreth dhjetë mijë euro.

Planet për nderimin e kësaj pishine vijnë pas diskutimeve të shumta në lidhje me çmimin e pjatave për darkë në pallatin Élysée.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa 2018-ta shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në…