Macroni dhe Erdogani bisedë telefonike për zhvillimet në Siri

26 shkurt 2018 | 15:45

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Duke dhënë informacione lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, Erdogani ka thënë se pastrimi i Afrinit nga elementet terroriste me vete do të sjellë edhe rikthimin e refugjatëve në Siri.

Ai gjatë kësaj bisede ka vënë në dukje se në kuadër të këtij operacioni janë marrë të gjitha masat në mënyrë që civilët në Afrin të mos pësojnë dëme.

“Presidenti i Republikës theksoi se armëpushimi humanitar do të aplikohet për të gjithë Sirinë, përfshirë Afrin dhe duhet të zbatohet kudo dhe nga të gjithë pa vonesë për të ndaluar rritjen vazhdueshme të konfliktit që mund të çojë në një shpërthim rajonal dhe të shtyjë një zgjidhje politike”, është thënë në njoftimin e presidencës franceze.

Erdogani dhe Macroni kanë biseduar edhe për projekt-rezolutën për armëpushim lidhur me gjendjen humanitare në Siri, që u miratua unanimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Të dy liderët janë shprehur të kënaqur për këtë zhvillim duke theksuar nevojën e zbatimit të armëpushimit për përmirësimin e gjendjes humanitare duke filluar nga Gouta Lindore.

Në bisedë është theksuar edhe rëndësia e tregimit të përpjekjes së përbashkët për një zgjidhje politike në Siri.

Macroni gjithashtu i ka thënë Erdoganit se ishte i shqetësuar për ngjarjet e fundit jashtë brigjeve të Qipros, duke theksuar “nevojën për të respektuar sovranitetin e Qipros”.

Qipro ka akuzuar të premten Turqinë për kërcënimin e përdorimit të forcës kundër një stërvitjeje të dhënë nga Italia, një pengesë mbi të drejtat e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit aktivistëve…