Mahmuti shpreh falemnderime për dekoratën e ndarë

17 shkurt 2018 | 18:01

Ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nga Maqedonia, Bardhyl Mahmuti, i cili është një ndër përsonalitete që mori dekoratë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka  thënë se në paundësi që të jetë prezentë në Prishtinë, përmes profilit të vet në “Facebook”, ka falemderuar Thaçin, për dekoratën e ndarë në këtë vit jubilar.

Postimi i plotë i Mahmutit në profilin e vet në “Facebook”:

Qofsh i nderuar President Thaçi!

Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroi një numër personalitetesh për kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës. Në pamundësi që të jem në Prishtinë në këtë vit jubilar, shfrytëzoj rastin që edhe përmes këtij postimi në “Facebook”,  ta falënderoj për dekoratën.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri…