Majlinda: Urime 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës

16 shkurt 2018 | 13:21

Krenaria e sportit dhe shtetit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë, ndërsa ka thënë se këta 10 vjet kanë qenë shumë të suksesshëm për të.

“Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Këta 10 vjet në përgjithësi për mua kanë qenë shumë të suksesshëm, duke marrë parasysh se u shpalla kampione evropiane, botërore dhe kampione olimpike, ka thënë Kelmendi.

“Realisht, nuk e di nëse ka diçka tjetër që i ka motivuar shqiptarët më shumë sesa medalja olimpike. Kështu që, unë jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që populli im më sheh si heroinë e këtij vendi. Edhe njëherë, shumë urime”, ka deklaruar Kelmendi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar arritjen e…