Makina përplas këmbësorin 50 vjeçar në Tiranë

20 qershor 2018 | 22:33

Një aksident me pasojë plagosjen e një 50 vjeçari u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”.

Mjeti me targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv mbi emigracionin…