Mali i Zi dëbon një diplomat rus

28 mars 2018 | 13:03

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Qeveria malazeze ka sqaruar se diplomati rus ka shtatë ditë kohë për t’u larguar nga Mali i Zi.

Qeveria në Podgoricë po ashtu ka theksuar se i ka tërhequr pajtimin për veprim Konsullit rus të nderit.

Këto veprime vijnë në koordinim me masat që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s kundër Rusisë, të cilën Mbretëria e Bashkuar e fajëson për një sulm me gaz nervor në tokën e saj. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Universitetin e…