Mali i Zi planifikon ndërtimin e një gardhi me gjemba me Shqipërinë

20 maj 2018 | 17:52

Mali i Zi është duke planifikuar të ndërtojë një gardh me gjemba në kufi me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Vojisllav Dragoviq, shef i departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Malin e Zi, ka thënë se gardhi me tela është një mundësi reale nëse do të ketë një fluks më të madh refugjatësh.

Ai ka thënë se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë klandestinët e kthyer nga Mali i Zi në bazë të marrëveshjes bilaterale për riatdhesim.

“Reuters” ka shkruar se mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po përpiqen të shkojnë në vendet më të pasura të BE-së dhe trafikantët kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që nga Greqia kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të mbërritur në Kroaci, anëtare e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje më 25 maj do të mbajë tryezën e…