Maloku: Nuk do të ketë kurrë shtet të Kosovës, derisa kushtëzohet nga Lista “Srpska”

28 shkurt 2018 | 11:48

Profesori i sociologjisë në Universitetin Publik të Prishtinës, Fadil Maloku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, seancës parlamentare për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Maloku ka shkruar se nuk do të ketë kurrë shtet të Kosovës, derisa kushtëzohet nga Lista “Srpska”.

Postimi i plotë i Malokut:

Nuk do të ketë kurrë shtet të Kosovës, derisa kushtëzohet nga Lista “Srpska” (alias; Vuçiqit!)

1. Kushtëzime të Beogradit e Brukselit ndaj Prishtinës;
Kushtëzime të qeverisë ndaj opozitës;
Kushtëzime të opozitës ndaj qeverisë;
Kushtëzime të qeverisë ndaj medieve;
Kushtëzime të opozitës ndaj shoqërisë civile;
Kushtëzime të Kuvendit, ndaj deputetëve;

2. Kushtëzime e varësi totale të Lista “Srpska”, ndaj demarkacionit;
Por, askund nuk ka pas, nuk ka dhe nuk ka gjasa të ketë KUSHTËZIME të gjitha këtyre institucioneve subjekteve, medieve, apo të shoqërisë civile as ndaj SERBISË, e as ndaj BRUKSELIT?!

3. Si është e mundur të ndodhë kjo, në Kosovën e “lirë, sovrane e demokratike”?! Si? Le të ma thotë dikush! Zemra të plas me këto kushtëzime, rrena e mashtrime publike…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e modës, Victoria Beckham, e cila është e njohur…