Marquezi: Unë dhe Rossi, si Messi me Ronaldon

18 korrik 2018 | 14:13

Rivaliteti në botërorin e Moto GP midis pilotit spanjoll Marc Marquez dhe atij italian Valentino Rossi ka frymëzuar kampionin e botës të Hondas që të bëjë një krahasim mes këtij rivaliteti dhe atij mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos në futboll.

“Messi e Ronaldo janë shumë të fortë. Po kështu ndodh edhe mes meje dhe Valentinos, që duelojmë fort për fitore në çdo garë. Ky rivalitet i bën mirë kampionatit tonë. Valentino është i jashtëzakonshëm, edhe pse 39 vjeç. Ende nuk e kuptoj si ia del mbanë”, ka thënë Marquezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka pritur…