Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë komplekse

20 qershor 2018 | 08:09

Diplomati i njohur, presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, ka ftuar lidershipin e Kosovës të përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e nevojshme që ky proces parapërgatitor të jetë serioz, legjitim, i përgjegjshëm, transparent dhe gjithëpërf- shirës.

Ai ka theksuar se në tërësi bisedimet Kosovë -Serbi deri më tani kanë krijuar më shumë zhgënjime sesa shpresa afrimi, pajti- mi dhe bashkëpunimi.

Bashkurti ka thënë se procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi ka ngelur në status quo. “Ose, më saktë, ka ngelur në një rreth të mbyllur pa rrugëdalje”, ka thënë ai.

Diplomati Bashkurti ka thënë se lideshipet e këtyre dy shteteve nuk po kanë energji të mjaftueshme për të dalë vetë nga ky rreth i mbyllur.

Ai ka kërkuar më tepër energji nxitëse nga BE-ja dhe më shumë mbështetje nga ShBA-ja.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se…