Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Ivanovi braktis takimin me Zaevin

13 qershor 2018 | 13:22

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, ia kanë dorëzuar marrëveshjen e arritur me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit presidentit Gjorgje Ivanov.

Takimi në mes të Zaevit dhe Ivanovit ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Ivanov ka braktisur takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe ka paralajmëruar se gjatë ditës do te paraqitet në konferencë për medie dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërsa Qeveria u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetarëve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

“Askush nuk ka të drejtë të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”, është thënë në një reagim të Qeverisë menjëherë pas refuzimit të Zaevit nga presidenti.

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…