Matoshi: Asociacioni vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

28 mars 2018 | 16:20

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i njohur për qytetarët e Kosovës dhe për miqtë ose aleatët strategjikë të saj se Asociacioni i komunave më shumicë serbe do të bëhet vetëm sipas verdiktiti të Gjykatës Kushtetuese dhe nga institucionet legale të Kosovës. Ndërkaq, çdo iniciativë unilaterale do të jetë e dënuar për dështim”, ka thënë Matoshi për “Radion Evropa e Lirë”.

Lista Serbe të mërkurën ka bërë me dije se nëse Prishtina zyrtare dhe Perëndimi nuk e formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, atëherë këtë do ta bëjnë vetë përfaqësuesit serbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, dhe…