Matthaus kritikon Ozilin: Pa shpirt dhe pasion

20 qershor 2018 | 13:27

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka kritikuar super yllin e kësaj kombëtare, Mesut Ozil për “mungesë shpirti” në këtë kampionat.

29-vjeçari Ozil ka luajtur për 90 minuta në humbjen tronditëse të Gjermanisë, 0-1 përballë Meksikës të dielën e kaluar, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit gjatë triumfit në Botërorin e Brazilit, por tashmë përballet me shumë kritika mbi kontributin e tij te Kombëtarja gjermane.

Duke shkruar në revistën e mirënjohur “Bild”, Matthaus ka vlerësuar se Ozil nuk e meriton besimin e Low. “Një apo dy vitet e fundit Ozil ka qenë shumë herë më i dobët, madje në një nivel që nuk e justifikon besimin që i ka dhënë trajneri Low”, ka thënë Matthaus, duke ia përmendur edhe dobësitë tjera Ozilit. “Ajo që më bën të zhgënjehem është gjuha negative e trupit që shfaq ai. Duket sikur e kanë marrë me zor në një ndeshje dhe nuk shfaq kënaqësi që luan”, ka thënë ish-mesfushori i Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të tryezës me partitë politike të ftuar nga…