Mavraj vazhdon karrierën në Arabinë Saudite

22 maj 2018 | 17:27

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pritet që karrierën të vazhdojë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Mediumet gjermane kanë raportuar se Mavraj është në negociata të avancuara me ekipin Al-Ettifaq dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Mavraj, 31-vjeçar, tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Mavraj prej muajit mars nuk është pjesë e ekipit të parë të Hamburgut, pasi trajneri e ka vlerësuar të panevojshëm.

Nga ajo kohë ai ka stërvitur me ekipin e amatorëve. Mavraj këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje në Bundesligë kurse te Hamburgu u transferua në janar të vitit të shkuar nga Kolni. Ai karrierë ka bërë edhe te Greuther Fuerthi, Bochumi e Darmstadti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njëherësh drejtuesit…