Mbahet punëtoria për turizmin

23 maj 2018 | 10:03

Është mbajtur punëtoria njëditore lidhur me strategjinë e turizmin në Prishtinë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm të këtij sektori.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përbashkimi i ideve mes sektorit publik dhe atij privat, për ta vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike.

“Strategjia e Turizmit për Komunën e Prishtinës do të bazohet në metodologjinë e menaxhimit të destinacionit, me fokus në identifikimin, përcaktimin, vizatimin dhe përshkrimin e flukseve strategjike të vizitorëve brenda Komunës së Prishtinës”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet e Brukselit, Edita Tahiri, njëherësh…