Mbahet takimi për përzgjedhjen e familjeve për banim social në Stantërg

30 mars 2018 | 11:01

Në ambientin e Komunës së Mitrovicës, është mbajtur takimi i parë i komisionit vlerësues për përzgjedhjen dhe shqyrtimit e aplikacioneve për banesat sociale në Stantërg.

Komisioni i cili ishte përbërë nga kryesuesja Lirije Muja, anëtarët Avni Hoti, Albana Fejza, Ruzhdi Ujkani dhe Fehmi Qaushi, kanë diskutuar të enjten në lidhje me zhvillimin e qasjes ndaj zgjedhjes së dokumentacionit.

Në këtë takim, të pranishmit vendosën që t’i realizojnë vizitat në teren për të parë nga afër situatën e të gjithë atyre familjeve që kanë aplikuar për tu vendosur në objektin e banimit social në Stantërg.
Vlen të theksohet se komisioni u ka dhënë mundësi të gjithë aplikuesve afat kohor për të kompletuar dokumentacionin siç ishte e parapara me konkurs.

Takimi i radhës pritet të mbahet ditën e martë, me ç’rast anëtarët e komisionit, do të fillojnë me identifikimin e familjeve të rasteve për t’u vendosur në këtë objekt .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa është duke u shndërruar në një emër të…