Mbappe: Nuk e di ku do të luaj pas dy sezonesh

21 dhjetor 2017 | 10:27

Talenti francez Kylian Mbappe gjatë verës iu bashkua Paris Saint Germainit nga Monaco me formulën e huazimit, me detyrim blerjeje në fund të sezonit. 19-vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga PSG-ja pas dy vjetësh.

“Sigurisht se kam disa plane të miat për karrierën, por kjo varet edhe nga ecuria. Nuk e kisha parashikuar se do të përmirësohesha kaq shumë sa të mbërrija te PSG-ja këtë sezon, por ja që ndodhi. Në futboll planet nuk dalin, ndaj unë nuk e di se ku do të luaj pas dy sezonesh”, ka thënë Mbappe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shfletimet në internet tashmë janë trend global, përmes së cilit,…