Mbi 120 familje të Rakoshit i gëzohen rrjetit të ri nga KEDS-i

28 mars 2018 | 15:20

Në kuadër të planit investiv, KEDS-i ka përfunduar projektin energjetik edhe në disa fshatra të Istogut.

Njëri ndër ta është edhe fshati Rakosh.

Janë 121 familje të këtij fshati që ia kanë parë hairin investimit të KEDS-it në këtë zonë.

Dihet se në këto anë fryjnë erëra të fuqishme dhe Rakoshi njihet edhe për shtëpitë e shpërndara, kështu që shpesh vinte deri te ndërprerja e rrymës.

Deri para përfundimit të projektit nga KEDS-i, fshati furnizohej vetëm nga një trafo, që ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat energjetike të banorëve të kësaj ane.

Rëniet e tensionit kanë qenë të shpeshta dhe përçuesit elektrikë mjaft të vjetër.

Për Mahire Sylaj, banore nga ky fshat, tash gjithçka është më mirë dhe ajo mund t’i përdorë të gjitha pajisjet elektrike shtëpiake.

Kjo ka ndodhur pasi KEDS-i ka vendosur dy trafo të reja dhe ka shtrirë rrjetin e ri energjetik me shtylla betoni në fshatin e saj.

Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtyllat e reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero. Me këtë janë zvogëluar edhe humbjet teknike.

KEDS-i vazhdon të investojë dhe të rinovojë rrjetin energjetik sipas Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes në të gjithë territorin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare…