Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për demarkacionin, nesër

20 shkurt 2018 | 18:24

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se nesër (e mërkurë) në orën 16:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë të Kuvendit në të cilën do të vendoset për seancën e demarkacionit.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, xhudisti Akil Gjakova, trajneri Driton Kuka…