Mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për Specialen

20 dhjetor 2017 | 15:23

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë me dije se kanë arritur të mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se këto nënshkrime të peticionit të organizuar nga OVLUÇK-ja do t’i dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës. “Duke u bërë gati për të shkuar me i dorëzuar 15 836 + nënshkrime në Kuvendin e Kosovës”, ka shkuar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën…