>

Mbreti Saudit shkarkon të gjithë krerët ushtarakë

27 shkurt 08:09

Arabia Saudite ka shkarkuar komandantët e saj të lartë ushtarakë, përfshirë edhe shefin e stafit, në një seri dekretesh.

Mbreti saudit Salman zëvendësoi gjithashtu edhe krerët e forcave tokësore dhe ata të mbrojtjes ajrore, ndërsa siç raporton Agjencia Saudite e Shtypit, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimet.

Këto vendime vijën kur lufta e koalicionit saudit kundër rebelëve në Jemen, po i afrohet fundit të vitit të tretë, ndërsa besohet se pas këtyre ngjarjeve fshihet Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Politologu Belul Beqaj ka thënë të hënën se, pavarësisht prej…