Mbyllen edhe 13 subjekte tjera të lojërave të fatit

05 shkurt 2018 | 15:42

Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit, janë mbyllur edhe 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro.

Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr. 04/L-080, për Lojërat e Fatit.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria është…