Më 2 nëntor bëhen homazhe për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

01 Nëntor 10:16

Në orën 11:00, në fshatin Llugë të Besianës homazhe mbahen te obilesku i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të kësaj komune, te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu.

Po ashtu, më 2 nëntor, në orën 14:00 bëhen homazhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, pikërisht tek vendi ku para 28 vjetësh heronjtë e kombit shqiptar ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë kundër forcave policore ushtarake serbo-jugosllav .

Vepra dhe sakrifica e heronjve kombëtarë do të jetë shembull dhe inspirim për gjeneratat e tashme dhe të ardhme se për kauzën e drejtë ia vlen të sakrifikohet edhe më e shtrenjta, gjaku dhe jeta. Sakrifica e tyre për këtë kauzë sidomos duhet të vlejë për politikanët e të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët së paku duhet ta sakrifikojnë karrierën politike, në mënyrë që ideali i heronjve kombëtarë të jetësohet ashtu si e deshën dëshmorët e kombit. (b.k.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka pritur në takim…