Mehmeti: Bankat në vitin 2017 fituan 85.4 milionë euro

20 dhjetor 2017 | 12:29
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në konferencën vjetore, ka thënë se gjatë vitit 2017 sistemi financiar ka ndikuar në zhvillimin ekonomik përmes kreditimit.
Ai ka thënë se vlera e kredive ka arritur në 2.4 miliardë euro. Sipas tij, kjo rritje ka rezultuar edhe me rritjen e kërkesave.
“Vlera e depozitave deri nëntor ka qenë mbi 3 miliardë euro, që ka rritje 2.8 për qind. Norma efektive e interesit në kredi ka qenë 6.8 për qind për biznese dhe ekonomi familjare. Norma e kredive përformuese ka shënuar rënie gjatë viti 2017, në 3.5 për qind. Kjo e bën Kosovën me nivelin më të ulët të kredive jopërformuese në rajon”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka bërë me dije së gjatë këtij viti bankat në Kosovë kanë fituar 85.4 milionë euro. Më tutje, ai ka thënë se sektori i sigurimeve ka arritur të këtë rezultat pozitiv me afro 8 milionë euro fitim  “Remitencat e pranuara gjatë vitit 2017 janë 560.7 milionë euro”, është shprehur Mehmeti.
Krejt në fund, Mehmeti, ka thënë se deficiti tregtar mbetet sfidë për ekonominë e Kosovës.
A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Feronikelit dhe Trepçës ’89, Zekiria Ramadani, ka folur…