Mehmeti priti në takim Drejtorin e GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni David Oberhuber

20 qershor 2018 | 15:50

Drejtori i GIZ-it, David Oberhuber vizitoi të mërkurën Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ku u prit nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti përgëzoi Oberhuber për pozitën e tij të re dhe i uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës. “Në këtë takim, Guvernatori e njoftoi atë rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke theksuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë së arritur nga ky sektor. Mehmeti shprehi vlerësimin e tij të madh për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria Gjermane për zhvillimin institucional të BQK-së dhe për progresin ekonomik të vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Mehmeti shprehi përkushtimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e të gjitha funksioneve të BQK-së krahas synimit të qartë për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me zyrën e GIZ-it në Republikën e Kosovës.

Kurse, drejtori i GIZ-it David Oberhuber përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për zgjedhjen e tij në postin e Guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në që të vazhdoj rrugën e saj në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar si dhe ruajtjen e rolit të saj në sigurimin e stabilitetit të këtij sektori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në një konferencën për media…