Melania Trump ia ndanë çmimin Feride Rushitit

23 mars 2018 | 20:34

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës njofton se Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti ka marrë çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, çmim që ndahet për vende të ndryshme të botës.

Ky Çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, i ndau Rushitit këtë çmim në shenjë të përkushtimit, kontributit dhe arritjeve të saj në këto fusha. Me këtë çmim janë nderuar dhjetë gra nga e gjithë bota.

Me pranimin e këtij çmimi në Washington DC, Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në zhvillimin e politikave dhe strategjive për fuqizimin e rolit të gruas në SHBA dhe jashtë saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se përmes një…