Merkeli me qasje përafruese ndaj qeverisë së re italiane

03 qershor 2018 | 16:42

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se do t’i afrohet qeverisë popullsite të Italisë, me një mendje të hapur dhe do të tentojë të punojë me të “në vend të spekulimit ndaj qëllimit të tyre”.

Partneri kyç në koalicionin e ri të Italisë, Lidhjes djathtiste, ka qenë gjithmonë kritike ndaj Bashkimit Evropian.

Lideri i kësaj partie, Matteo Slavini, ministër i Brendshëm i Italisë, ka thënë se italianët nuk janë skllavë të shteteve të fuqishme të BE-së, si Gjermania e Franca.

Merkeli, pas këtyre komenteve, ka deklaruar për mediet gjermane se është më mirë të fokusohen në diskutimin e çështjeve siç është ekonomia. Ajo ka thënë se Gjermania ka në interes të ruaj Evropën dhe t’i jap zë, në një kohë kur rregulli botëror po ndryshon, duke përfshirë rolin e ShBA-së. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga partneri i saj prej shumë vitesh Adam…