Merkeli: Serbia luan rol kyç sa i përket Kosovës dhe Bosnjës

13 prill 2018 | 15:52

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Serbia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

“Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnjës e Hercegovinës”, ka thënë Merkeli, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Berlin.

Përpara takimit me dyer të mbyllura, Merkeli ka thënë se dëshiron që “këto bisedime t’i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë”.

Ndërsa Vuçiqi ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t’i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka thënë se rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë “një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Markus Ederer është rikthyer në…