Merr flakë shtëpia e familjes Clinton

03 janar 2018 | 22:32

Zjarrfikësit u thirrën për të shuar zjarrin në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe të ish-kandidates presidenciale Demokratike Hillary Clinton në Chappaqua, New York, ka thënë policia, raporton Reuters.

Deri më tani nuk është thënë se ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre, ka thënë Arthur Mendoza nga Policia, duke shtuar se nuk mund të jap detaje tjera, transmeton Koha.net.

Mediumi lokal “Journal News”, duke cituar transmetimet nëpër radio nga shërbimet e emergjencave, ka thënë se zjarri është përhapur nga dhoma e gjumit dhe më pas është shuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje liderëve te…