Mesazhe të përziera nga Trumpi për sulmet e mundshme në Siri

12 prill 2018 | 21:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po mban takime me këshilltarët e tij në lidhje me përgjigjen e Uashingtonit ndaj sulmit të dyshuar kimik në Siri.

Ai premtoi se vendimi për aksionin e mundshëm ushtarak do të merret “shumë shpejt”.

Të mërkurën, Trump ngriti mundësinë e një përgjigjeje të shpejtë ushtarake ndaj sulmit të 7 prillit në qytetin sirian, Duma, duke paralajmëruar Sirinë se raketat “do të vijnë” dhe duke kritikuar Rusinë për mbështetjen që i jep presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Të enjten, ai tha se nuk e ka thënë kurrë se kur do të ndodhë sulmi në Siri.

“Mund të ndodhë shumë shpejt ose mund të mos ndodhë shumë shpejt”, shkroi Trump në Twitter.
Disa orë më vonë, ai tha se po zhvillohen një varg takimesh dhe se vendimi “do të merret shumë shpejt”.

Rusia, aleate e afërt e Sirisë, kërkoi të mos merren hapa që, sipas saj, mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shënuar…