Messi apo Ronaldo? Përgjigjet Silva

06 Shkurt 10:45

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se më vështirë është të mbahet Lionel Messi sesa Cristiano Ronaldo.

“Është më vështirë që të mbrosh Messin sesa Ronaldon. Kur ka topin në këmbë, Messi është e vështirë të ndalet. Madje, nuk ndalet as kur ka dy kundërshtarë përballë”, ka thënë Silva gazetën spanjolle “Sport”.

Më pas mbrojtësi brazilian ka shprehur mendimin se Cristiano Ronaldo meriton gjithçka që ka fituar në karrierën e tij. “Këtë vit duket se është në vështirësi, por mund ta fitojë ende Topin e Artë të radhës”, ka shtuar Silva.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Vizita e kryeministrit te Malit te Zi, Dushko Markoviq, e…